Ballina > Sport > Gjithçka gati në Pejë: Vashat e Kosovës nisin sot rrugëtimin në Kampionatin Evropian FIBA për Shtetet e Vogla

Gjithçka gati në Pejë: Vashat e Kosovës nisin sot rrugëtimin në Kampionatin Evropian FIBA për Shtetet e Vogla

23 Jun 2026 Sport

Qyteti i basketbollit kosovar, Peja, është zyrtarisht gati për të pritur një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit. Nga sot, data 23 qershor e deri më 28 qershor, palestra sportive “Karagaç” do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian FIBA për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave (FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026).

Ethet e garës nisin sonte, ku Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në parket për të zhvilluar ndeshjen e parë hapëse. Përballë “Çikave të Kosovës” do të jetë kombëtarja e Armenisë, në një sfidë që pritet të ndezë atmosferën në tribunat e “Karagaçit” duke filluar nga ora 19:00.

Vashat dardane hyjnë në këtë turne me motive të larta dhe me synimin e qartë për të shfrytëzuar përparësinë e terenit vendas dhe mbështetjen e zjarrtë të publikut pejan. Ky kampionat përgjatë pesë ditëve do të sjellë rivalitet, emocione dhe basketboll të nivelit të lartë, ku Kosova synon të lërë gjurmë dhe të luftojë për pozitat e para.

Federata e Basketbollit dhe organizatorët kanë bërë thirrje për përkrahje masive nga shkallët e palestrës, për t’u bërë lojtari i gjashtë i vashave tona në këtë rrugëtim të rëndësishëm evropian.

Lini një përgjigje