Ballina > Pa Kategori > Gazmend Osaj ligjëron para studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Gazmend Osaj ligjëron para studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

08 Apr 2026 Pa Kategori

Avokati Gazmend Osaj ishte i ftuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe stafin akademik të Fakultetit Juridik, duke trajtuar tema me rëndësi nga fusha e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Osaj ndau përvoja dhe njohuri profesionale lidhur me fazat e procedurës penale, çështjet e dhunës në familje si dhe rolin e avokatit në shoqëri. Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe fillimit të funksionimit të Gjykatës Administrative në Kosovë dhe rëndësisë së saj në sistemin juridik të vendit.

Ai vlerësoi interesimin dhe nivelin e lartë të njohurive të studentëve, duke theksuar se angazhimi i tyre është një tregues pozitiv për të ardhmen e profesionit juridik.

Në përfundim të takimit, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet praktikës dhe akademisë, me qëllim fuqizimin e përgatitjes profesionale të studentëve dhe përafrimin e tyre me tregun e punës.

Lini një përgjigje