Ballina > Aktualitet > Ferati pas dëmeve nga breshëri në Istog: Janë të papërballueshme, fermerët kanë nevojë për mbështetje

Ferati pas dëmeve nga breshëri në Istog: Janë të papërballueshme, fermerët kanë nevojë për mbështetje

21 Jul 2026 Aktualitet

Dëmet nga breshëri, Ferati: Janë të papërballueshme, Muja zotoi mbështetje për fermerët

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, tha se dëmet e shkaktuara nga breshëri janë të përmasave të mëdha dhe të papërballueshme për komunën.

“Dëmi në kuptimin material është i papërballueshëm për ne si komunë, është shumë i rëndë edhe për pjesën e nivelit qendror”, deklaroi Ferati në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21.

Ai bëri të ditur se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, është zotuar për mbështetje të veçantë për fermerët e Istogut, pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga breshëri.

“Me mbështetje të veçantë, siç ministri Muja u zotua për bujqit istogas, pasi që është njëra ndër komunat me sipërfaqen më të madhe të tokës së punueshme”, tha Ferati.

Sipas tij, pasojat nuk janë vetëm financiare, por ndikojnë edhe në sigurimin e ushqimit për fermerët.

“Nuk është vetëm dëm financiar, për shkak se jemi vendi me fermat më të mëdha në vend. Nuk është çështja vetëm dëmi financiar, është çështje e dëmtimit që ia ka bërë fermerit në sigurimin e ushqimit. Goxha e vështirë të sigurohet ushqim në këtë kohë për krejt vitin. Goxha sfiduese, besoj bashkë me ministrinë dhe institucionet kemi me i qëndru afër fermerit”, u shpreh ai. /RTV21/21Media

Lini një përgjigje