Ballina > Sport > Erjon Tasholli, 13-vjeçari shqiptar që po magjeps Italinë!

Erjon Tasholli, 13-vjeçari shqiptar që po magjeps Italinë!

27 Jun 2026 Sport


Një histori e jashtëzakonshme suksesi po shkruhet në fushat e futbollit italian dhe europian. Erjon Tasholli, një djalosh i lindur në vitin 2013, po tregon një talent të rrallë që ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Nga hapat e parë në moshën 6-vjeçare e deri te përballjet e mëdha me djalin e Simone Inzaghit, rrugëtimi i tij premton shumë për të ardhmen.
Hapat e parë të një “Djaloshi të Artë”


Gjithçka nisi në vitin 2019, kur Erjoni në moshën vetëm 6-vjeçare u regjistrua në ekipin e Anaune, ku luajti për katër vite me një përkushtim të jashtëzakonshëm deri në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi ekipin drejt fitimit të kampionatit dhe shumë turneve të tjerë. Talenti i tij ra në sy menjëherë, veçanërisht kur u kualifikua në turneun ndërkombëtar “Pulcino d’Oro” (Zogjtë e Artë), ku Erjoni konkurroi me gjeneratën e vitit 2012 – lojtarë një vit më të mëdhenj se ai.
Performanca e tij ra në sy të trajnerit të gjeneratës 2012, i cili pa asnjë hezitim e ftoi të bëhej pjesë e ekipit të tij. Erjoni ishte i vetmi lojtar i vitit 2013 që arriti të kualifikohej në këtë turne, duke marrë kupën për vendin e parë, sukses ky që pushtoi edhe faqet e gazetave sportive të rajonit, të cilat i pagëzuan këta djem si “djemtë e artë”.
Rritja e pandalshme dhe kalimi te FC Südtirol
In dhe në sezonin 2023/2024, Erjoni luajti për një vit me ekipin e Trentos, duke përsëritur suksesin në turneun “Zogjtë e Artë”, por këtë herë përballë 60 ekipeve prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare si Milan, Inter, Roma, Juventus, Genoa, Barcelona, Bayer Leverkusen, Sporting Lisbonë, River Plate e shumë të tjerë.


Në gusht të vitit 2024, atij i vjen ftesa zyrtare nga ekipi i FC Südtirol Bolzano në Itali. Që në shtator, ai nisi turnetë e rëndësishëm në Padova kundër 10 ekipeve elitare si Hellas Verona, Udinese, Vicenza, etj., duke shpallur FC Südtirol kampion të vendit të parë pas një finaleje të zjarrtë kundër Sassuolos.
Goli i mrekullueshëm kundër Interit dhe përballja me djalin e Inzaghit
Në mars të vitit 2025, në një turne në Bergamo ku merrnin pjesë 14 ekipe elitare (përfshirë Interin, Juventusin dhe Atalantën), Erjoni shkëlqeu në fushë. Në ndeshjen gjysmëfinale kundër Interit, ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm, duke luajtur drejtpërdrejt kundër djalit të trajnerit të njohur Simone Inzaghi (Lorenzo). Ekipi i tij në fund zuri vendin e tretë duke mposhtur Atalantën.
Kur dy gjigantët spanjollë refuzohen për ngjyrat kuqezi
Viti 2025 solli kulminacionin e vlerësimit ndërkombëtar për Erjonin. Ai u ftua si lojtari më i mirë për të përfaqësuar Spanjën në Madrid, në një turne ku merrnin pjesë 60 ekipe nga shtete të ndryshme si Kanadaja, Gjermania, Uruguai, Amerika dhe Australia. Ekipi i tij shkoi në finale me Indinë, duke fituar vendin e dytë në një eksperiencë ku djemtë luanin dhe stërviteshin në nivelet e Real Madridit.
Së fundmi, Erjoni ka marrë ftesa zyrtare nga dy prej klubeve më të mëdha në botë: Barcelona dhe Real Madrid. Megjithatë, ai ka marrë një vendim të madh duke i refuzuar ato! Arsyeja? Ftesa nga ekipi i Milanit kishte ardhur më herët dhe ai e kishte pranuar atë me besnikëri të plotë, duke zgjedhur të stërvitet me stafin dhe trajnerët e Milanit në kampet e tyre prestigjoze.


Përfaqësimi i Italisë dhe statistikat mbresëlënëse
Në prill të këtij viti, Erjoni përfaqësoi Italinë në kampin “Ciudad de Real Madrid”, ku u përball me ekipe nga e gjithë bota. Ndeshjet e tij dhe rezultatet tregojnë qartë se kush është ky talent:
Itali vs. Turqi (9 – 2) — Fitore
Itali vs. Singapor (7 – 0) — Fitore
Itali vs. Spanjë (3 – 1) — Fitore
Itali vs. Kanadë (2 – 0) — Fitore
Itali vs. Amerikë (2 – 1) — Fitore
Itali vs. Evropë (0 – 0) — Barazim
Itali vs. Indi (3 – 2) — Fitore
Itali vs. Meksikë (Finale) (1 – 3) — Nënkampion
Edhe phantom humbën në finale ndaj Meksikës, arritja deri atje ishte diçka e jashtëzakonshme për Erjonin dhe të gjithë ekipin, duke konfirmuar statusin e tij si një ndër lojtarët më të mirë dhe golashënuesi kryesor i ekipit të tij aktual.
Së shpejti me fanellën e Kosovës? 🇽🇰
Erjoni vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm në ekipin e tij, lojtari më i mirë dhe golashënuesi kryesor. Me këto rezultate spektakolare, sportdashësit dhe familjarët besojnë dhe shpresojnë që shumë shpejt, këtë vit ose në vitin e ardhshëm, Erjonit do t’i vjen ftesa zyrtare edhe nga Kombëtarja e Kosovës për të përfaqësuar ngjyrar e atdheut të tij!

Lini një përgjigje