Ballina > Sport > Arlind Nikqi nënkampion i Kosovës në garën 3000 metra

Arlind Nikqi nënkampion i Kosovës në garën 3000 metra

29 Jun 2026 Sport

Atleti Arlind Nikqi ka arritur një tjetër sukses në atletikë, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin e Kosovës për seniorë.

Kampionati u mbajt ditën e djeshme në Malishevë, ku Nikqi, si përfaqësues i klubit “Peja”, zuri vendin e dytë në disiplinën e 3000 metrave, duke u shpallur nënkampion i Kosovës.

Ky rezultat përbën një tjetër arritje të rëndësishme për atletin pejan dhe një sukses për klubin “Peja” në garat kombëtare.

Lini një përgjigje