Ballina > Vendi > Emocion, krenari dhe vizion: Familja Jashari nderohet në ceremoninë solemne të UBT-së

Emocion, krenari dhe vizion: Familja Jashari nderohet në ceremoninë solemne të UBT-së

16 Feb 2026 Vendi

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt ceremoni solemne në kuadër të shënimit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin e themelimit të UBT-së, e cila bashkoi personalitete institucionale, akademike, familje dëshmorësh, studentë dhe qytetarë.

Ceremonia u hap zyrtarisht me shfaqjen e një videoje për UBT-në, kushtuar rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe rolit të arsimit në ndërtimin e shtetit. Më pas, fjalën e rastit e mbajti Presidenti dhe Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizaj, i cili theksoi se investimi në dije, inovacion dhe të rinj është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e sakrificës për liri.

Kulmi i ngjarjes ishte ndarja e dekoratës jetësore të nderit për Familjen Jashari, simbol i qëndresës dhe sakrificës sublime për lirinë e Kosovës. Në emër të familjes, dekoratën e pranoi Rifat Jashari.

Në vazhdim të programit, u nda mirënjohje për Prof.Dr. Lothar Hoffmann, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.

Kjo ceremoni poashtu iu kushtua studentëve, me ndarjen e bursave, përfshirë bursat e Fondacionit “UBT Jim Xhema”, si dhe shpalljen e thirrjeve akademike për disa nga mësimdhënësit të cilët shënuan progres shkencor, duke dëshmuar përkushtimin e UBT-së për fuqizimin e brezave të rinj dhe avancimin e arsimit cilësor.

Lini një përgjigje