Ballina > Vendi > Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Grabovc

Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Grabovc

16 Feb 2026 Vendi

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabovc, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

Lini një përgjigje