Futbollisti pejan Elod Gruda po vazhdon përgatitjet intensive për edicionin e ri të Superligës së Kosovës me FC Prishtinën, duke kombinuar stërvitjet në fushë me seanca profesionale fizioterapeutike.
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Gruda po trajtohet nga fizioterapeuti i njohur Festim Mema, me synimin që të jetë në formën optimale para nisjes së kampionatit.
Seancat e fizioterapisë janë një pjesë e rëndësishme e procesit të rikuperimit dhe parandalimit të lëndimeve, duke i mundësuar futbollistit të përballojë ngarkesat e fazës përgatitore në nivel maksimal.
Elod Gruda pritet të jetë një nga lojtarët që do të synojë të japë kontribut të rëndësishëm për FC Prishtinën në sezonin e ri, ndërsa puna e tij jashtë fushës tregon përkushtimin maksimal për të arritur formën më të mirë sportive.




