Aktualisht asambleiste në Kuvendin Komunal të Pejës dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa, Edonjeta Berisha është në garë për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së me numrin 46.
Berisha ka përvojë edhe në ekzekutivin komunal, pasi në mandatin e kaluar ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës së Inspekcionit në Komunën e Pejës.
Me një angazhim të vazhdueshëm në jetën publike dhe institucionale, ajo kërkon besimin e qytetarëve për ta përfaqësuar Pejën dhe Kosovën në legjislaturën e ardhshme.




