Dy persona kanë mbetur të lënduar në Abu Dhabi, pasi mbetjet e raketave ranë në dy lokacione të ndryshme pas kapjes së tyre nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Sipas Zyrës për Media të Abu Dhabit, njëri person ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa tjetri lëndime të intensitet mesatar.
Autoritetet bëjnë të ditur se mbetjet ranë pasi sistemet kundërajrore neutralizuan kërcënimet që po afroheshin.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se kishte reaguar ndaj sulmeve me raketa dhe dronë të lëshuara nga Irani.




