Ballina > Vendi > Caktohen çmimet tavan për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme

Caktohen çmimet tavan për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme

22 Apr 2026 Vendi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të vlefshme për datën 22 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan që do të aplikohen në të gjitha pikat e shitjes me pakicë janë si vijon:

  • Nafta (dizel): 1.65 euro për litër;
  • Benzina: 1.39 euro për litër;
  • Gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi zyrtarisht nga ora 10:00 dhe do të jenë valide për 24 orë nga momenti i publikimit. MINT u bën thirrje operatorëve ekonomikë që të respektojnë këto kufizime, ndërsa inspektimet në terren do të vazhdojnë për të parandaluar çdo abuzim me çmimet.

Lini një përgjigje