Më 10 qershor 2007, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ish-presidenti amerikan George W. Bush deklaroi hapur se Kosova duhet të shpallet shtet i pavarur.
Në një konferencë për media në Tirana, Bush u shpreh qartë: “Mjaft është mjaft. Kosova duhet të jetë e pavarur”, duke i dhënë një shtysë të fuqishme procesit politik që po zhvillohej në atë kohë nën ndërmjetësimin ndërkombëtar.
Deklarata e tij erdhi në një moment kyç, kur bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin përfundimtar të Kosovës po përballeshin me bllokada në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Qëndrimi i administratës së White House konsiderohej vendimtar për rrjedhën e zhvillimeve diplomatike.
Vetëm tetë muaj pas kësaj deklarate, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





