Aco Gjukanović është arrestuar pas bastisjes së shtëpisë familjare në lagjen Rastoci të Nikshiqit, raportojnë Vijesti, duke iu referuar burimeve jozyrtare.
Deri më tani, Drejtoria e Policisë e Malit të Zi nuk kanë dalë me njoftim zyrtar.
Sipas raportimeve, aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë. Gjatë kontrollit të objekteve të tij në Podgoricë dhe Nikshiq, policia dyshohet se ka gjetur tri pushkë, pajisje policore dhe jelek antiplumb.
Kontrollet ndaj pronave të Gjukanovićit kanë nisur dje rreth orës 13:00 dhe kanë vazhduar deri vonë në mbrëmje.




