Biznesmenit Aca Gjukanovićit, me propozim të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Nikshiq, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, nën dyshimin e bazuar për veprën penale “mbajtje dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe materieve shpërthyese”.
Gjykata ka arsyetuar se masa është vendosur për shkak të rrezikut të arratisë.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se Đukanović ka mbajtur pa leje armë dhe municion në shtëpinë e tij në lagjen Rastoci, ku gjatë kontrollit policor janë gjetur disa pushkë, pistoleta, mbi 400 fishekë dhe pajisje të tjera.
Nga Gjykata Themelore në Nikshiq është bërë e ditur se vendimi është marrë nga gjyqtari i hetimit, ndërsa ndaj këtij aktvendimi lejohet ankesë brenda 24 orësh.
Avokati i tij, Nikola Martinović, ka deklaruar se një pjesë e armëve kanë dokumentacion dhe se disa sende të përfshira fillimisht në kallëzim penal janë përjashtuar nga hetimi. Ai ka theksuar se klienti i tij mohon përgjegjësinë dhe ka bashkëpunuar me organet hetimore.




