Me vendim të Kryetarit Gazmend Muhaxheri, Albulena Mujaj Bajraktaraj është riemëruar për një mandat të dytë në pozitën e Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, duke vazhduar drejtimin e njërit prej sektorëve më të ndjeshëm dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët.
Bajraktaraj ka shprehur mirënjohjen për besimin e ripërtërirë, duke theksuar se ky riemërim përfaqëson një nder të veçantë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të shtuar institucionale. Sipas saj, besimi i dhënë obligon për përkushtim të vazhdueshëm dhe punë të ndershme në shërbim të qytetarëve.
Ajo ka theksuar se puna në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale do të vazhdojë edhe në mandatin e dytë, me fokus në forcimin e shërbimeve sociale, përkrahjen e kategorive të ndjeshme dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Riemërimi i saj për një mandat të dytë vlerësohet si dëshmi e vazhdimësisë institucionale dhe e besimit ndaj punës së deritanishme në fushën e mirëqenies sociale në Komunën e Pejës.





