Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ruajtjen e kujtesës historike, dokumentimin e dhunës dhe torturave ndaj shqiptarëve gjatë regjimit të Serbisë, si dhe për sfidat me të cilat përballet shoqata.

Ajo ka theksuar se Presidenca do të mbështesë, brenda kompetencave të saj, nismat për dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike, duke vlerësuar kontributin e ish të burgosurve politikë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.




