Ballina > Vendi > Aksidentohet kamioni në Rrugën e Kombit, vetëm dëme materiale pas defektit në sistemin e frenimit

Aksidentohet kamioni në Rrugën e Kombit, vetëm dëme materiale pas defektit në sistemin e frenimit

29 May 2026 Vendi

Një kamion është përplasur me trafikndarësen mbrëmë në Rrugën e Kombit, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç shkruan Abcnewsal, në afërsi të fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime, përcjell Klankosova.tv

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një përgjigje