Ballina > Sport > 30 vjet pas përplasjes së famshme, Roy Keane rikthehet me kritika ndaj babait të Haalandit

30 vjet pas përplasjes së famshme, Roy Keane rikthehet me kritika ndaj babait të Haalandit

13 Jul 2026 Sport

Mes Roy Keane dhe babait të Erling Haaland “dueli” vazhdon akoma. Dy ish-futbollistët, të cilët janë ndeshur në fushë gati 30 vite më parë, sot kapen edhe me fjalë.

Siç dihet ish-mesfushori i United ishte autor i një faulli të rëndë karshi Alf Inge Haaland, i cili e pagoi shtrenjtë pasi këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe kurrë nuk mundi që të rikthehej në fushë të luante në nivele të larta.

Sot dy personazhet kanë transferuar betejën e tyre në një tjetër plan. Babai i Haaland rreagoi pas ndeshjes mes Norvegjisë dhe Anglisë ku akuzoi arbitrin se ishte autor i një “krimi” pasi kishte “vjedhur” ekipin nordik duke marrë vendime në favor të “Tre luanëve”.

Këto deklarata kanë marrë përgjigje nga Roy Keane, i cili në podcast-in “Stick to Football” akuzoi ish-rivalin ne fushë me fjalë të rënda: “Nëse je duke pirë alkool gjatë të gjithë kohës atëherë sigurisht që mund të jesh duke ndjekur një ndeshje tjetër”.

Lini një përgjigje