Invalidi dhe veterani i luftës, Shpetim Agusholli, ka kujtuar sot plagosjen e tij në frontin e Koshares, pikërisht 27 vite më parë, duke ndarë një mesazh prekës për sakrificën dhe qëndresën për lirinë e Kosovës.
Agusholli tregon se në moshën 22-vjeçare la rininë në vijën e frontit, aty ku siç shprehet ai, “liria thërriste më fort se frika”. Ai u plagos gjatë luftës dhe prej 27 vitesh jeton në karrocë, por thekson se asnjëherë nuk është dorëzuar.
“ 27 vite në karrocë, një rrugëtim i gjatë sfidash, dhimbjeje, por edhe qëndrese. Plaga ime është dëshmi e sakrificës për liri dhe krenari që dhashë gjithçka për atdheun”, ka shkruar Agusholli.
Mesazhi i tij është pritur me shumë emocione në rrjete sociale, ndërsa ai ka përfunduar me një dedikim për të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë:
“Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.”




