Ballina > Kronikë > Zjarri përfshin pallatin në Tiranë, zjarrfikësit luftë me flakët, evakuohet e moshuara

Zjarri përfshin pallatin në Tiranë, zjarrfikësit luftë me flakët, evakuohet e moshuara

14 Apr 2026 Kronikë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e kësaj të marte, një pallat banimi në zonën e njohur si kryqëzimi te “Farmacia 10”, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë shpërthyer në një apartament të një pallati afër këtij kryqëzimi.

Forcat e zjarrfikëses dhe policia e Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ekipe të shumta zjarrfikëse po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët,  për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pallatit ose në ndërtesa fqinje.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale në banesat e prekura.

Ndërkaq, urgjenca për djegien dhe plastikën në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ gjendet në gatishmëri për të trajtuar çdo person të lënduar nga zjarri i sotëm.

/rtsh.al/

Lini një përgjigje