Ballina > Kronikë > Zëvendësministri Hysni Mehani pretendon se u sulmua nga Sami Lushtaku

Zëvendësministri Hysni Mehani pretendon se u sulmua nga Sami Lushtaku

14 May 2026 Kronikë

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, dhe atë që e ka quajtur banda e tij. 

Përmes një postimi në Facebook të një anëtari të LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Mehanit, i ka ftuar familjarët e tij për përmbajtje derisa thotë se ia kanë marrë edhe telefonin.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje.  Hysni Mehani”, thuhet në status.

Mehani së fundmi u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Lini një përgjigje