Një zarf i dyshimtë që përmbante ampula me një substancë të panjohur thuhet se i është dërguar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke ngritur alarmin në Zyrën e Kryeministrit.
Sipas raportimit të gazetës Maariv, pakoja është zbuluar nga stafi administrativ, i cili ka njoftuar menjëherë njësitë përgjegjëse. Portali informativ Ynet, duke cituar burime nga zyra përkatëse, ka bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për personat e pranishëm.
Zarfi është sekuestruar dhe dërguar për analiza laboratorike, ndërsa autoritetet po presin rezultatet për të sqaruar natyrën e substancës.
Një zëdhënës i qeverisë ka shmangur konfirmimin e drejtpërdrejtë të incidentit, duke i referuar mediat tek Israel Police, e cila deri tani nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.




