Ballina > Aktualitet > Xhenet Syka Kelmendi përfaqëson Pejën në “Ditën e Rinisë, Sporteve dhe Shpresës” në Bursa të Turqisë (video)

Xhenet Syka Kelmendi përfaqëson Pejën në “Ditën e Rinisë, Sporteve dhe Shpresës” në Bursa të Turqisë (video)

19 May 2026 Aktualitet

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komuna e Pejës, Xhenet Syka Kelmendi, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për “Ditën e Rinisë, Sporteve dhe Shpresës” në Bursa të Turqia, në komunën motër Nilüfer Belediyesi.

Në emër të Pejës dhe Republikës së Kosovës, ajo zhvilloi homazhe dhe aktivitete përkujtimore në kuadër të kësaj dite simbolike, e cila promovon rininë, sportin, unitetin dhe shpresën për të ardhmen.

Xhenet Syka Kelmendi vlerësoi mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy komunave, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe institucionale mes Pejës dhe Nilüferit.

Ajo gjithashtu shprehu bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë de do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në frymën e respektit, solidaritetit dhe partneritetit të ndërsjellë.

Lini një përgjigje