Kosova po numëron orët drejt zgjedhjeve vendimtare të 7 qershorit, ku qytetarët do të përcaktojnë drejtimin e ri të vendit. Në garën për një ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës rreshton profile të larta intelektuale, në krye të të cilave qëndron Dr. Besa Ismaili me numër 60.
Në një kohë kur vendi ka nevojë për përfaqësim dinjitoz, dialog të matur dhe thyerje të krizave institucionale, Dr. Besa Ismaili vjen me një platformë të ndërtuar mbi përvojën dhe përgatitjen superiore:
Intelektuale e dëshmuar: Me doktoraturë në Shkenca Politike dhe magjistraturë në Letërsi Angleze, ajo sjell ekspertizën akademike që i mungon shpesh politikës sonë.
Zëri i Kosovës në botë: Si specialiste e diplomacisë, lidershipit dhe dialogut ndërkombëtar, që flet 6 gjuhë të huaja, ajo ka kapacitetin e duhur për të forcuar urat tona me aleatët strategjikë.
Slogani “STOP KRIZËS – NDRYSHO KOSOVËN” nuk është thjesht premtim, por një mision i bazuar në punën e saj të vlerësuar ndërkombëtarisht për ndërtimin e paqes.
Si nënë e tre fëmijëve që jeton në Prishtinë, ajo e njeh mirë realitetin e çdo familjeje kosovare dhe nevojën emergjente për një arsim cilësor e shoqëri të zhvilluar.




