Ballina > Politikë > Vjosa Osmani pas zgjedhjeve: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve

Vjosa Osmani pas zgjedhjeve: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve

08 Jun 2026 Politikë

Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike (LDK) në zgjedhjet e mbajtura të dielën, Vjosa Osmani, ka thënë se emri i saj nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve. 

Ajo ka thënë se rezultati nuk është fundi i një gare, por, vazhdimi i një misioni.

Sipas saj ai është mision, siç ka thënë, për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.

“Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi të rikthejë balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat. Rruga vazhdon. Bashkë”, ka shkruar Osmani në një status në Facebook. 

Lini një përgjigje