Ballina > Sport > Vinicius kërkon falje në “Bernabeu”, Guti reagon ashpër: Gabim, ai nuk i borxh askujt!

Vinicius kërkon falje në “Bernabeu”, Guti reagon ashpër: Gabim, ai nuk i borxh askujt!

22 Apr 2026 Sport

Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e Real Madridit 2-1 kundër Alavesit, por jo vetëm për golin e shënuar. Sulmuesi brazilian u përfshi në një moment emocional me tifozët vendas, duke kërkuar falje publike pas një periudhe tensioni dhe vërshëllimash nga tribunat.

Pasi shënoi golin për 2-0, Vinicius ngriti duart drejt publikut të “Santiago Bernabeu”, një gjest që u interpretua si kërkim faljeje për performancat e fundit ose sjelljen e tij. Megjithëse ndeshja nisi me vërshëllima ndaj tij, braziliani u largua nga fusha mes duartritjeve.

Legjenda e klubit, Guti, nuk u pajtua me veprimin e brazilianit, duke thënë se lojtari po jep gjithçka në fushë.

“Vinicius po luan shumë mirë në ndeshjet e fundit. Një lojtar nuk duhet të kërkojë kurrë falje për përpjekjen dhe mundin e tij, kjo është krejtësisht e gabuar,” u shpreh Guti për Marca.

Lini një përgjigje