Ballina > Vendi > Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit

Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit

03 Feb 2026 Vendi

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Kaçanik në drejtim të Hani i Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për KOHËN se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.

Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë.

“Një person i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai. 

Lini një përgjigje