Ballina > Kronikë > Vdesin babë e bir në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën

Vdesin babë e bir në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën

28 Jun 2026 Kronikë

Dy persona, babë e bir dyshohet se kanë vdekur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

KOHA ka kuptuar se viktimat kanë pasur kontakt me rrymën.

Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke e konsideruar rastin ngjarje tragjike. 

“Lajm i trisht, ndarja tragjike nga jeta e Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga Mazniku i Deçanit! Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Lini një përgjigje