Ballina > Kronikë > Vdes një punëtor e lëndohet një tjetër në një punëtori në Deçan

Vdes një punëtor e lëndohet një tjetër në një punëtori në Deçan

08 Apr 2026 Kronikë

Një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar gjatë punës së tyre në një punëtori në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit.

Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rënia e disa dërrasave, konfirmon zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.  I lënduari tjetër është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarëve”, konfirmon ai.

Lini një përgjigje