Një biznesmene 51-vjeçare ka vdekur në Brazil, disa orë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike komplekse në fytyrë dhe qafë.
Andreia Vieira Gaspar kreu një operacion që zgjati rreth 10 orë dhe përfshinte lifting të fytyrës dhe ballit, ndërhyrje në mjekër, qepallat, liposuksion të qafës dhe injeksione nanofati, transmeton Klankosova.tv.
Pas operacionit, ajo u largua nga salla e operacionit me ënjtje të madhe dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e saj u përkeqësua gjatë natës dhe, sipas familjes, ajo i tha motrës: “Motër, po vdes.”
Raporti mjekësor i cituar nga familja përcaktoi si shkaqe të vdekjes trombozën akute dhe infarktin pulmonar.
Familja ka ngritur pikëpyetje edhe për kushtet e spitalit, duke pretenduar se ai nuk kishte një njësi të kujdesit intensiv. Prokuroria ka kërkuar hapjen e një hetimi policor për vdekjen e saj.





