Ballina > Vendi > Vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan

Vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan

03 Feb 2026 Vendi

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan. Thonë se investimi mbi 2 milionë euro synon krijimin e kushteve moderne për stërvitje, gara dhe zhvillimin e sportistëve dhe të rinjve.

MKRS thotë se investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i tyre drejt fuqizimit të sportit.

“Me investim mbi 2 milionë euro, ky projekt po realizohet me ritëm të shpejtë dhe synon krijimin e kushteve moderne për stërvitje, gara dhe zhvillimin e sportistëve dhe të rinjve. Investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në funksion të fuqizimit të sportit dhe promovimit të një jete aktive në të gjithë vendin”, thotë MKRS.

Lini një përgjigje