Ballina > Rajoni > Val i ri i të nxehtit godet Kroacinë, temperaturat mund të arrijnë deri në 42°C

Val i ri i të nxehtit godet Kroacinë, temperaturat mund të arrijnë deri në 42°C

04 Aug 2026 Rajoni

Një valë e re e të nxehtit pritet të përfshijë pjesë të Kroacisë dhe rajone të tjera të Evropës Qendrore e Ballkanit, me temperatura që mund të kalojnë 40°C.

Sipas “Severe Weather Europe”, një masë ajri jashtëzakonisht e nxehtë dhe e thatë nga Afrika e Veriut po zhvendoset drejt Evropës, ndërsa një sistem i fuqishëm me presion të lartë po favorizon rritjen e temperaturave.

Në zonat e ulëta, temperaturat mund të arrijnë deri në 40–43°C, ndërsa netët do të mbeten të nxehta, me temperatura minimale në qytetet e mëdha që mund të jenë 22–26°C.

Lini një përgjigje