Ballina > Pa Kategori > Ukë Selimaj: Peja mobilizohet për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë” më 17 shkurt

Ukë Selimaj: Peja mobilizohet për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë” më 17 shkurt

09 Feb 2026 Pa Kategori

Ukë Selimaj, koordinator për informim nga PDK dega në Pejë, ka bërë të ditur se kanë nisur aktivitetet për koordinimin dhe mobilizimin e qytetarëve për marshin “Për Drejtësi, Jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00.

Sipas tij, mobilizimi po realizohet në nivel qytetar dhe pa ngjyrime politike, me fokus në informimin e gjerë të qytetarëve, koordinimin me vullnetarë dhe struktura mbështetëse, si dhe organizimin e grupeve të pjesëmarrësve, me qëllim që marshimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.

Marshi synon të jetë një zë qytetar, i pavarur nga interesat politike, në mbrojtje të drejtësisë. Në këtë kuadër, do të shprehet kundërshtimi ndaj asaj që konsiderohet si padrejtësi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se në proceset aktuale nuk po mbrohen individë të veçantë, por lufta e drejtë e UÇK-së.

Poashtu edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ditë më parë është solidarizuar me këtë aktivitet, duke shprehur mbështetje për një marsh qytetar, paqësor dhe dinjitoz, në mbrojtje të drejtësisë.

Lini një përgjigje