Ballina > Sport > UEFA ndëshkon Fenerbahçen me 10 milionë euro gjobë për manipulime financiare me kontratën e Aktürkoğlu

UEFA ndëshkon Fenerbahçen me 10 milionë euro gjobë për manipulime financiare me kontratën e Aktürkoğlu

13 May 2026 Sport

UEFA ka ndëshkuar zyrtarisht klubin turk Fenerbahçe me një gjobë prej 10 milionë eurosh pas zbulimit të një sërë parregullsish dhe manipulimesh në operacionet financiare të klubit. Hetimi i Departamentit për Qëndrueshmërinë Financiare nxori në dritë skema mashtruese në kontratat e disa figurave kryesore, ku vëmendjen më të madhe e mori rasti i futbollistit Kerem Aktürkoğlu dhe trajnerit José Mourinho.

Sipas gjetjeve të UEFA-s, klubi ishte përpjekur të fshihte pagën reale të Aktürkoğlu, i cili përfiton 5.2 milionë euro neto në vit, duke e deklaruar atë në dokumentet zyrtare me një vlerë simbolike prej vetëm 1907 lirash turke në muaj, që paraqet minimumin ligjor në Turqi.

Ndonëse klubi u mbrojt me pretendimin se pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohej nga marrëveshjet e biznesmenit Hakan Safi për të drejtat e imazhit, UEFA konstatoi se Fenerbahçe ka tejkaluar limitet e shpenzimeve dhe ka shkelur rregullat e “Financial Fair-Play”. Ky dënim vjen si një goditje e radhës financiare për klubin, i cili humbi gjithashtu 25 milionë euro nga mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Lini një përgjigje