Ballina > Bota > Trump për skandalin në Botëror: I dhanë karton të kuq, nuk e dija çfarë është, telefonova FIFA-n

Trump për skandalin në Botëror: I dhanë karton të kuq, nuk e dija çfarë është, telefonova FIFA-n

06 Jul 2026 Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka kërkuar personalisht presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të rishqyrtojë kartonin e kuq dhe pezullimin me një ndeshje për sulmuesin amerikan Folarin Balogun, duke nxitur polemika të mëdha në Kampionatin Botëror.

FIFA njoftoi të dielën se Balogun do të lejohet të luajë në ndeshjen e të tetës së finales kundër Belgjikës, e cila është në orar për t’u zhvilluar sonte. Ky vendim ka shkaktuar një stuhie politike dhe ka ngritur dyshime të mëdha mbi integritetin e garës.

“Vetëm kërkova një rishikim”

“Gjithçka që bëra ishte që kërkova një rishikim. Nuk i thashë: ‘Duhet ta bësh këtë'”, deklaroi Trump nga Zyra Ovale.

Ai shtoi se, sipas mendimit të tij, nuk kishte pasur asnjë faull. Incidentin e përshkroi si një situatë ku “të dy po vndonin me shpejtësi të plotë dhe thjesht u përplasën aksidentalisht”. Këto deklarata të Trumpit janë përshkrimi i tij i parë më i detajuar i bisedës me Infantinon lidhur me kartonin e Balogunit.

“Nuk i thashë se çfarë të bënte, nuk mund t’i them se çfarë të bëjë”, tha Trump, duke shtuar se komisioni i pavarur mori “vendimin e duhur”.

Lini një përgjigje