Ballina > Bota > Trump në mbrojtje të Infantinos: “FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse do ta shkarkonte”

Trump në mbrojtje të Infantinos: “FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse do ta shkarkonte”

11 Aug 2026 Bota

Në mes të përplasjes së hapur të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, me anëtarët që kërkojnë largimin e tij nga detyra, në mbrojtje të tij ka dalë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump, përmes rrjetit të tij social Truth Social, deklaroi se shkarkimi i Infantinos do të ishte një “gabim i tmerrshëm”, duke e cilësuar atë si një president fantastik dhe duke pretenduar se ai ka udhëhequr Kupën e Botës më të suksesshme ndonjëherë.

“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsyeje, do të shqyrtonte shkarkimin e presidentit Gianni Infantino. Ai është fantastik dhe sapo ka udhëhequr Kupën e Botës më të suksesshme ndonjëherë, katër herë më të suksesshme se çdo tjetër deri më tani. Nëse ai largohet, turneu nuk do të jetë kurrë më kaq i suksesshëm dhe fitimprurës”, shkroi Trump.

Ndërkohë, kundër Infantinos janë pozicionuar Evropa (UEFA), Azia (AFC) dhe pothuajse e gjithë Amerika e Veriut dhe Qendrore (CONCACAF).

Në anën tjetër, presidenti aktual i FIFA-s ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) për një mandat të ri në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Lini një përgjigje