Ballina > Bota > Trump: I mundshëm rifillimi i bisedimeve me Iranin në ditët në vijim

Trump: I mundshëm rifillimi i bisedimeve me Iranin në ditët në vijim

22 Apr 2026 Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar si të mundshëm rifillimin e bisedimeve me Iran në ditët në vijim, në një shkëmbim mesazhesh sot me “New York Post”.

”Është e mundur! Presidenti DJT”, shkroi ai në përgjigje të një gazetareje të tabloidit, e cila e pyeti mbi gjasat që diskutimet të zhvillohen brenda 36 deri në 72 orët e ardhshme, pra deri të premten.

Presidenti amerikan njoftoi dje se do të zgjatë armëpushimin për të lejuar negociata me Teheranin, pa dhënë një afat të ri.

Lini një përgjigje