Ballina > Bota > Trump: Australia po bën një gabim të madh, mos i ktheni futbollistet iraniane

Trump: Australia po bën një gabim të madh, mos i ktheni futbollistet iraniane

09 Mar 2026 Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Australia po bën një “gabim të madh humanitar” nëse lejon që futbollistet e kombëtares së femrave të Iranit të kthehen në vendin e tyre.

Në një reagim publik, Trump i bëri thirrje qeverisë australiane që t’u japë azil lojtareve iraniane, duke paralajmëruar se ato mund të përballen me pasoja të rënda nëse rikthehen në Iran. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i pranojnë ato nëse Australia refuzon.

Rasti ka marrë vëmendje ndërkombëtare pasi disa futbolliste iraniane raportohet se kanë kërkuar mbrojtje në Australi, nga frika e ndëshkimit në vendin e tyre. Sipas mediave, disa prej tyre ndodhen nën mbrojtjen e policisë australiane ndërsa kërkojnë ndihmë nga autoritetet.

Trump gjithashtu bëri të ditur se ka biseduar me kryeministrin australian për situatën, duke theksuar se disa prej lojtareve tashmë janë marrë nën kujdes nga autoritetet, ndërsa të tjerat po shqyrtojnë nëse do të qëndrojnë apo do të kthehen në Iran për shkak të shqetësimeve për sigurinë e familjeve të tyre.

Lini një përgjigje