Ballina > Aktualitet > “Treni bullgar” në Leposaviq? Gjendet një votë fotokopje gjatë numërimit në QNR

“Treni bullgar” në Leposaviq? Gjendet një votë fotokopje gjatë numërimit në QNR

17 Jun 2026 Aktualitet

Hetuesia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me një fletëvotim të dyshimtë nga Komuna e Leposaviqit, që është gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesimit të votave me kusht.

Klan Kosova ka mësuar nga burimet se informacionet e para lidhen që fletëvotimi në fjalë, me votë për Listën Serbe, ka qenë fotokopje, duke ngritur kështu dyshime mbi fenomenin e njohur si “treni bullgar”.

Si rezultat, hetuesit kanë zbarkuar në QNR, ku kanë marrë dëshmitë e nevojshme, ndërsa tani po bëhet edhe verifikimi i rastit.

Kjo është konfirmuar për gazetaren e Klan Kosova, Qëndres Bellagoshi nga koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula.

Ndryshe, të njëjtat burime kanë deklaruar se tashmë në Qendrën e Numërimit janë shtuar vëzhgues nga Lista Serbe.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Klankosova.tv

Lini një përgjigje