Grupi Trediot vjen para publikut me albumin e tyre debutues, të titulluar “nLule t’Ballit”, një projekt muzikor që trajton tema dhe pasazhe emocionale, të hapura për interpretime të ndryshme nga secili dëgjues.
I krijuar në garazhet e Dardanisë, hapësira ku zakonisht parkohen veturat, albumi simbolikisht ka “parkuar” tinguj dhe histori që tani po prezantohen në skenën e Defy Them, të përmbledhura në një album të vetëm.
Promovimi i albumit do të mbahet më 6 shkurt 2026, duke filluar nga ora 21:00, në hapësirat e Defy Them. Opening act i mbrëmjes do të jetë Telikput, i cili do të hapë natën muzikore.
Hyrja për këtë ngjarje është 5 euro, e cila përfshin edhe një pije falas, ndërsa eventi është i dedikuar për moshat 18+.
Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e muzikës alternative që t’i bashkohen kësaj nate të veçantë dhe të jenë pjesë e prezantimit të parë të Trediot para publikut të gjerë.




