Ballina > Bota > Teherani shqyrton propozimin e ri të SHBA, Trump: Do të presim edhe disa ditë për të marrë përgjigjet e duhura

Teherani shqyrton propozimin e ri të SHBA, Trump: Do të presim edhe disa ditë për të marrë përgjigjet e duhura

21 May 2026 Bota

Irani beri me dije se po shqyrton një propozim të ri të SHBA-së, të transmetuar nga ndërmjetësi Pakistani, për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, edhe pse të dyja palët vazhduan të shkëmbenin kërcënime për rifillimin e sulmeve.
Duke folur në Uashington, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve se negociatat ishin në fazën e tyre përfundimtare, por paralajmëroi se ‘dritarja’ e diplomacisë mund të mbyllet shpejt. “Nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, gjithçka mund të përshpejtohet. Ne të gjithë jemi gati”- tha presidenti amerikan.
Ai tha se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt ose brenda pak ditësh, por paralajmëroi se Teherani do të duhet të ofrojë përgjigje 100 për qind të mira, ndërsa përsëriti vendosmërinë e tij për të mos lejuar Iranin të zhvillojë armë bërthamore. “Ose do të kemi marrëveshje, ose do të bëjmë disa gjëra paksa të pakëndshme, por shpresojmë që kjo të mos ndodhë”- përsëriti ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei tha se Republika Islamike kishte marrë argumentet e palës amerikane dhe aktualisht po i shqyrton ato. Ndërkohë Trupat e Gardës Revolucionare Islamike paralajmëruan se çdo sulm i ri nga Shtetet e Bashkuara mund ta zgjerojë konfliktin përtej rajonit.
/rtsh.al/

Lini një përgjigje