Një tjetër histori suksesi po vjen nga futbolli pejanas. Andi Kelmendi, produkt i Shkollës së Futbollit Peja, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën gjermane për grupmoshat U-17.
Në vetëm katër ndeshje të zhvilluara, Andi ka arritur të realizojë katër gola dhe të kontribuojë me dy asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të dalluar të ekipit të tij.
Rrugëtimi i tij në futboll ka nisur shumë herët. Që nga mosha 5-vjeçare, ai është rritur dhe formuar në klubin e futbollit Peja, ku hodhi hapat e parë drejt një karriere premtuese.
Performanca e tij në Gjermani është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit që po e shoqëron në çdo hap.





