Futbollisti i ri kosovar, Gert Behxheti, po vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij në Spanjë, duke treguar formë të mirë dhe potencial të madh në klubin katalunas FC Andorra.
Behxheti, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të këtij klubi, po vlerësohet për paraqitjet e tij dhe përkushtimin në një ambient konkurrues si futbolli spanjoll. Kujtojmë që FC Andorra është në pronësi të ish-yllit të Barcelonës, Gerard Piqué, çka e bën edhe më të rëndësishëm zhvillimin e tij në këtë strukturë profesionale.
Ndërkohë, sot është një ditë e veçantë për talentin kosovar, i cili feston 18-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Federació Catalana de Futbol ka publikuar një urim zyrtar në rrjetet sociale, duke e përgëzuar për ditëlindjen dhe duke i uruar suksese të mëtejshme në futboll.
Postimi i Federatës reflekton vlerësimin që ai tashmë ka fituar në ambientin katalunas, një sinjal i qartë se Behxheti po ndërton një emër përtej kufijve të Kosovës.
Me ritmin që po zhvillohet dhe besimin që po merr, Gert Behxheti konsiderohet një nga talentet premtuese që mund të ketë një të ardhme të ndritur në futbollin evropian.




