Ballina > Magazina > Surprizë e madhe nga Blero – një foto romantike zbulon se po bëhet baba!

Surprizë e madhe nga Blero – një foto romantike zbulon se po bëhet baba!

14 Apr 2026 Magazina

Këngëtari i njohur kosovar, Blero, ka ndezur rrjetin me një paralajmërim të ëmbël për fansat e tij. Përmes një videoje simbolike, ku shihen dy duar të kapura dhe një palë atlete të vogla për fëmijë, ai ka lënë të kuptohet se është në pritje të një bebushi me partneren e tij.

Pamjet, që janë shpërndarë në rrjetet sociale, kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar këtë si një konfirmim të shtatzënisë dhe një kapitull të ri në jetën e artistit.

Edhe pse Blero nuk ka dhënë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë, simbolika e videos ka qenë mëse e qartë për publikun, duke kthyer lajmin në një nga temat më të komentuara të momentit në showbizin shqiptar.

Urimet dhe mesazhet pozitive nuk kanë munguar, ndërsa fansat tashmë presin konfirmimin zyrtar dhe më shumë detaje nga këngëtari.

Lini një përgjigje