Ballina > Vendi > Sulmet në Kanada tronditën botën – Osmani reagon me mesazh ngushëllimi

Sulmet në Kanada tronditën botën – Osmani reagon me mesazh ngushëllimi

11 Feb 2026 Vendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet me popullin kanadez pas sulmeve tragjike në Tumbler Ridge të Kanadasë.

Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se asnjë prind, fëmijë apo komunitet nuk duhet të përballet me një tragjedi të tillë, duke e cilësuar ngjarjen si humbje të rëndë dhe të paimagjinueshme.

“Sot, zemrat tona dhe mendjet tona janë në Tumbler Ridge, Kanada. Asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet ta përjetojë kurrë një tragjedi të tillë. Ne bashkëndiejmë me popullin e Kanadasë dhe u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar Osmani.

Ajo po ashtu ka shprehur mbështetje edhe për të plagosurit nga kjo ngjarje, duke theksuar se Kosova qëndron pranë Kanadasë në këtë kohë pikëllimi.

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga dy sulme të lidhura me njëra-tjetrën që kanë ndodhur në një shkollë dhe në një shtëpi në Kanadanë perëndimore. Shtatë persona janë vrarë në Shkollën e Mesme Tumbler Ridge, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën në një banesën aty pranë. I dyshuari është gjetur gjithashtu i vdekur nga një lëndim i vetëshkaktuar, sipas zyrtarëve, duke e quar numrin e të vdekurve në dhjetë.

Lini një përgjigje