Ballina > Rajoni > Stuhi dhe mot i rënduar, rriten ndërhyrjet – më e prekura Zagrebi

Stuhi dhe mot i rënduar, rriten ndërhyrjet – më e prekura Zagrebi

26 Mar 2026 Rajoni

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, zjarrfikësit deri në orën 17:00 të ditës së sotme kanë shënuar një numër të shtuar ndërhyrjesh në disa qarqe të Kroacisë, më së shumti në Qarkun e Zagrebit, ku ndërhyrjet kryesisht kanë të bëjnë me largimin e pemëve dhe degëve nga rrugët.

Në Qarkun e Zagrebit janë realizuar 57 ndërhyrje me angazhimin e 190 zjarrfikësve dhe 77 automjeteve, njoftuan nga Shoqata Kroate e Zjarrfikësve.

Ata bënë të ditur se në Qarkun e Istrës janë regjistruar 27 ndërhyrje, ku kanë marrë pjesë 70 zjarrfikës me 29 automjete, ndërsa në Qarkun Primorje-Gorski Kotar janë evidentuar 20 ndërhyrje me angazhimin e 73 zjarrfikësve dhe 27 automjeteve.

Në territorin e Zagrebit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë 20 herë, ku janë angazhuar 59 zjarrfikës dhe 21 automjete.

Të dhënat ende nuk janë të plota, pasi ndërhyrjet vazhdojnë, njoftuan zjarrfikësit.

Lini një përgjigje