Ballina > Aktualitet > Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

10 Jul 2026 Aktualitet

Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ngjarje që tronditi vendin në vitin 2021.

Sipas njoftimit të gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të mbahet duke filluar nga ora 14:30.

Në këtë rast, të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat lidhur me vrasjen e trefishtë.

Lini një përgjigje