Ballina > Aktualitet > Sot protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktiviteti i PS në sheshin “Italia”, Policia e Tiranës merr masat, rrugët që do të bllokohen  

Sot protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktiviteti i PS në sheshin “Italia”, Policia e Tiranës merr masat, rrugët që do të bllokohen  

12 Jun 2026 Aktualitet

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas njoftimit, protestat që do të zhvillohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktiviteti i PS që do zhvillohet në sheshin “Italia”, do të sjellin bllokimin e qarkullimit të mjeteve në disa akseve në Tiranë.

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën me dije se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimeve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të qytetit.

Rrugët ku ndalohet qarkullimi i automjeteve përfshijnë:

“Papa Gjon Pali II”

“Dervish Hima”

“Faik Konica”

“Lek Dukagjini”

“Gjergj Filipi”

“Hasim Zeneli”

“Themistokli Gërmenji”

“Ibrahim Rugova” (nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”)

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj fashe orare, si dhe të zbatojnë udhëzimet e efektivëve të rendit në terren.

/rtsh.al/

Lini një përgjigje