Ballina > Kronikë > Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Dollc

Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Dollc

19 May 2026 Kronikë

Këtë të martë do t’i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit, Driton Isa Haliti, i cili vdiq tragjikisht të hënën pas një vetaksidenti në Dollc të Klinës.

Përmes njoftimit mortor thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 17:00, transmeton Klankosova.tv.

I ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur, me të cilët ishte së bashku në makinë, në momentin kritik.

Sipas QKUK-së, njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë dhe po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm.

Lini një përgjigje