Sonte, në Shtëpinë e Kulturës në Ulqin, do të mbahet mbrëmja artistike dhe kulturore me titull “Valët e Ulqinit, jehona e Pejës – një shpirt i përbashkët”.
Ky aktivitet vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Pejës dhe Shkollës së Muzikës në Ulqin.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performancat e Shkollës Profesionale të Baletit “Tasim Dajçi” nga Peja dhe Grupit të Baletit nga Shkolla e Muzikës në Ulqin.
Ngjarja fillon në orën 19:00 dhe synon të bashkojë frymën krijuese të dy qyteteve përmes artit dhe traditës.
Një rol kyç në jetësimin e këtij projekti ka luajtur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, në krye me drejtoreshën Xhenet Syka, e cila në koordinim me Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi dhe Shkollën e Muzikës në Ulqin, kanë mundësuar këtë shkëmbim artistik.




